Deri tani janë gjetur disa pjesë të aeroplanit të rrëzuar në Shkup

06.09.2016 22:26:32

Policia, zjarrfikësit dhe ushtria janë në terren për të gjetur trupat e personave që gjendeshin në aeroplanin e rrëzuar në rrethinën e Shkupit.

Deri tani janë gjetur disa pjesë të aeroplanit të rrëzuar në afërsi të fshatit Kozle në Shkup.

Prokuroria Publike po ndërmerr masa për zbardhjen e aksidentit që ndodhi pasdite në afërsi të Shkupit ku një avion është rrëzuar, kanë bërë të ditur nga Prokuroria Themelore Publike.