Deshën të blejnë vota, mbyllen në objekt dy funksionarë shtetëror

10.12.2016 19:47:48

Deri tani në KSHZ dhe në organet tjera për ndjekjen e procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni janë paraqitur me dhjetëra parregullësi.

Këtë herë parregullësi janë paraqitur në qytetin Demir Hisar ku dy të punësuar si funksionarë në dy institucione shtetërore janë paraqitur si blerës të votave.

Për këtë rast që shkruan Plus Info, ka edhe dëshmitarë. Jashtë objektit ku janë futur blerësit e votave ka edhe vëzhgues të organizatave jo-qeveritare.