Dëshira e çuditshme e një të sëmuri me kancer

11.09.2016 10:45:00

Connie Willhite, një i apasionuar pas peshkimit dhe njëkohësisht veteran i luftës në Vietnam, e dinte se nuk e kishte jetën të gjatë në këtë botë, pasi beteja e tij me kancerin mori një kthesë të keqe.

Por ai kishte vetëm dy kërkesa të thjeshta, përpara se të vdiste: të pagëzohej dhe të merrte pjesë në një garë peshkimi.

68-vjeçari, që shërbeu në marinë gjatë Luftës së Vietnamit, i tha stafit të spitalit: “Nuk ka asgjë si peshkimi. Madje edhe kur ata nuk futen në grepin tënd, është ende një ditë e mirë për të qëndruar jashtë. E di se jam duke vdekur dhe kanceri më ka zaptuar, por për aq kohë sa do të jetoj, dua të peshkoj”.

Kjo, thuhet se për të ishte një nga ditët më të lumtura të jetës.