Dëshmi tronditëse e Agim Xhafkës: Në qoftë se është e vërtetë….

09.01.2017 13:21:17

“U tremba kur nga ashensori më doli një plak i palarë,me pallto te rreckosur,këpucë te grisura sa i dukeshin gishtat dhe me një shall vrima vrima. M’u dhimbs,mendova se po shkonte derë më derë të lypte. Futa dorën në xhep e nxorra kuletën, por…

Shënim në profilin e gazetarit Agim Xhafka sot në Facebook.  

“U tremba kur nga ashensori më doli një plak i palarë,me pallto te rreckosur,këpucë te grisura sa i dukeshin gishtat dhe me një shall vrima vrima. M’u dhimbs,mendova se po shkonte derë më derë të lypte. Futa dorën në xhep e nxorra kuletën,por:

-Hahaha,mos u harxho!- më tha e më rrahu krahët. U pataksa . Ishte…xha Llazi. Fqinji e miku im i mirë.

-Ç’ të ka gjetur kështu? Të kanë grabitur, sulmuar, keqtrajtuar?

-Jo,jo, – më qetësoi. – Më bënë çunat ketë çrregullim.

– Cilët?
– Ekipi i tv. Më llangosi e më dreqosi dhe bashkë me ca shokë na çuan te bashkia. Atje në korridor, Lali Eri na përqafoi e na tha se do kalonim ditët me ngrica bashkë me të e na dhanë ushqim e çaj. Sa i mbaruam, iku ai, morëm pagesën ne e erdha. Rrobat t’i kemi falur, më thanë. Hahaha,do trembet gruaja.

Nuk më gënjeu. Për dy ditë rresht më mbiu në sy xha Llazi endacak e Lali Eri zemërmadh në çdo televizion shqiptar.”