Dëshmia tronditëse për vdekjen e Maradonës, akuza për vrasje: Në birra i hodhën…

19.02.2021 14:13:07

Vdekja e legjendës së botërore të futbollit merr një tjetër rrjedhë. Tashmë po dalin dëshmi për akuza për vrasje me dashje ndaj Diego Armando Maradonës. Tre muaj nga vdekje e Maradonës një dëshmi tronditëse po qarkullon në mediat botërore, e kjo falë dëshmisë së dhënë nga  Griselda Morel, prikopedagog e fëmijës së fundit të kampionit.  Ideja e neglizhencës së pretenduar të stafit mjekësor bëhet gjithnjë e më konkrete.

Tashmë kishte pasur biseda midis mjekut Leopoldo Luque dhe një kolegu në të cilin ata diskutuan për një episod të veçantë që ndodhi në ditët e fundit të jetës së Maradona. Kampionit do t’i ofrohej një birrë me idenë se nuk do të kishte probleme.

Një histori e konfirmuar nga dëshmitarja e ri, Griselda Morel, e cili, sipas asaj që u raportua nga agjencia ‘Noticias Argentinas’, deklaroi në Gjykatë: “Monona (kuzhinierja e Maradona,) më tha që stafi që e mbikëqyrte atë ilaçet i fuste brenda në birrë, që të mos shqetësohej natën. Diego nuk mund të flinte, ndonjëherë e kërkonte atë. Nëse Diego ngrihej në 9 të mëngjesit dhe kërkonte birrë, ata do t’ia jepnin”. Pra në vend që ta ndalonin infermierët ia jepnin atij.

Gruaja, pra, konfirmon hipotezën që gradualisht tenton të mbizotërojë edhe mbi të tjerët: Maradona nuk duhej të kishte marrë ndihmën e nevojshme dhe vdekja e tij jo vetëm nuk u shkaktua si rezultat i patologjive të tij. Morel gjithashtu denoncon kushtet në të cilat kampioni do të kishte kaluar ditët e fundit të jetës së tij: “Ajo shtëpi u shndërrua në një vend mbeturinash. Ishte plot me papastërti gjithandej dhe vetëm me një frigorifer të mbushur me alkool”.