Deshten apo  jo ta pranonin kundështarët politikë të Albin Kurtit?

03.02.2020 13:07:48
Nga Adem Bytyçi
 Albin Kurti, aktualisht mbetet Kryeministri dhe figura politike më e pa korruptuar në nivel Kosove!
Z. Kurti, për kundër dëshirës së madhe e ka të pa mundur që mbrenda një përiudhe relativisht të shkurtër të qeverisjës së Kosovës nga ana e tij si Kryrministër, t’i luftoi  dhe eliminojë të gjitha ato të këqia të cilat Kosovën dhe të mirat e përbashkta të saj i kanë bërë rrush e kumbulla qeveritarët e më parshëm, duke i pamundësuar popullit, që të jetojë ashtu siq e meriton në vendin e tij!
Qeveria Kurti, dhe Z.Kurti vetë si i pari i Kësaj Qeverie, e ka të vështirë të ballafaqohet me të gjithë ata të cilët Kosovën e kanë shëndrruar në një vend ku qytetarët e saj e kanë të pa mundur për të jetuar normalisht pa dashur që të lëshojnë vendin e tyre për një jetë më të dinjëtetshme në ndonjë vend tjetër përendimor, ani pse Kosova , vendi i tyre ka pasuri natyrore maramendëse…
Për kundër shumë kundërshtarëve politikë të zotit Albin Kurtit,të cilët me rastin e verdikti të sovranit të dt.o6.nëntor, 2019‐t, u detyruan të lëshojnë kulltuqët, sovrani sovrani shpreson se z.Albin Kurti, si Kryeministër i Kosovës, do t’ia përmirësojë imazhin e Kosovës, dhe do t’ia këthej dinjëtetin popullit i cili êshtë venitur dukshëm për shkak të forcave destruktive korruptive, nepotike kundër interesave imediate të vendit dhe qytetarëve…