Dështon Barcelona, nuk shfrytëzon gabimin e Real Madridit

08.04.2017 22:26:20

Ndalet Reali, por zhgënjen Barcelona, që u mposht 2-0 nga Malaga, në një sfidë të cilën e mbylli me një lojtar më pak, pas ndëshkimit të Neymar me karton të kuq. Në “La Rosaleda”, blaugranat pësuan nga një gol në cdo pjesë, duke mos përfituar nga rezultati i derbit të Madridit. Skuadra e Enriques u kap ne befasi në minutën e 32-të kur Sandro Ramirez i shërbyer me një top të gjatë nuk gaboi përballë Ter Stegen.

Gjithcka u bë edhe më e vështirë për Barcën, kur Neymar u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 65. Penarada i futur në fushë në pjesën e dytë realizoi një gol të rregullt në minutën e 71-të, i anuluar padrejtësisht nga anësori për pozicion jashtë loje. Barcelona e hedhur në sulm për të gjetur të paktën golin e barazimit u ndëshkua me golin e dytë sërish pas një kundërsulmi të shpejtë të andaluzianëve, i finalizuar me rrjetën Jony.