Dështon përballja e Shullazit me biznesmenin Beqaj

27.01.2017 15:50:46

Ka dështuar seanca që ishte përgatitur për të përballur të arrestuarin Emiljano Shullazin me biznesmenin Ylvi Beqaj, në lidhje me dëshminë dhe e akuzat e këtij të fundit të ngritura ndaj të ndaluarit.

Burime nga prokuroria thanë se avokatët e Shullazit janë larguar nga salla e gjyqit. Këta të fundit thanë se kërkonin një ballafaqim të klientit të tyre me dëshmitarin e jo fshehje të tij.

Më pas avokatët kanë kërkuar edhe përjashtimin e trupit gjykues.