Dështon të mbahet mbledhja e kryesisë, mungojnë disa nga antarëte saj

Dështon të mbahet mbledhja e kryesisë, mungojnë disa nga antarëte saj

20.03.2017 12:31:49

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e cila ka pasur të mbahet sot ka dështuar pasi që mungonin disa anëtarët e saj.

Në mbledhje munguan anëtarët e Kryesisë Xhavit Haliti, Aida Dërguti dhe dy anëtarë nga minoritetet.

Në mbledhje ishin vetëm kryetari Kadri Veseli dhe anëtari nga LDK-ja Sabri Hamiti.

Mbledhja e Kryesisë u shty për një ditë tjetër të pacaktuar.

Ndryshe, në rendin e ditës së Kryesisë se Kuvendit të Kosovës ndër të tjera,  ishtë paraparë të  vendoset për Intepelancën ndaj kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, dhe ministrit të zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci.  Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, është thirrur me  kërkesë të deputetes së VV-së Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.

Ndërsa interpelanca e ministrit Blerand Stavileci, është thirrur me kërkesë të deputetit poshtu të VV-së Visar Ymeri, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.