Dështuan protestat e simpatizuesve të VMRO-së

04.03.2017 17:34:02
Mezi dyqind persona u mblodhën para Parlamentit gjatë protestës së sotme të iniciativës qytetarë “Për Maqedoni të përbashkët”.

Në ngjarjen e paralajmëruar erdhën organizatorët e iniciativës dhe u mbajt një performancë muzikore.

Organizatorët lidhën shirita në rrethimin para Parlamentit. Me këtë ata thonë se nuk do të ketë gardh mes Parlamentit dhe popullit.