Dështuan puçistët?!

24.12.2017 11:30:10

Nga: Prof.dr Binak Maxharraj

Si rrufeja nga qielli zbriti lajmi ne Parlamentin e Kosoves per nje puq apo grushtështet qe po përgatitej nga vete kreret e Shtetit për të ç’fuqizue ate se çka e kishin aprovu ne vitin 2015,pra Ligjin për Gjykatën Speciale.Sa më shpejtë qe po afrohej funksionalizimi i kësaj Gjykate aktorët e puqit nuk po e ndinin vehten rahat,u kishin hy te dridhurat dhe gjymi nuk po i merte.Ata tashti nuk e don kete Gjykatë,sepse para saj ata duhet te përgjigjen për te bamet e tyre gjate dhe pasluftës.

Nga befasia e kësaj “krisme”që e përgatiten vete shtetarët e shtetit u habit i gjihtë kombi,u çuan ne kambë edhe Ambasadat e KUINTIT ne Prishtinë për te ndaluar këtë puq klasik,këtë të keqe që po i pregatiteshin Kosovës.Këtyre puçistëve iu ba e çartë së Bashkesia Ndërkombëtare do ta shoh ndryshe Kosovën të cilen me aq mund e çliruan dhe e ndihmuan pas luftës.Ua bane te qartë shul shqip se Bashkesia Ndërkombetare to te ia kethej shpinen Kosoves,e cila me pastaj mund te bie ne gojë te ujeqeve te tjere,te cilët po vigjilojn natë e dite për te gjetë rastin për këtë.

Këta puçist të mjerë tentuan qe gadi ne menyrë të mshehur tinzare ta fusin “puqin” ne rend dite ne Parlament,por u shkoj huq nuk arrijtën sepse u tha se deputetet shkuan ne pushim.
Une mendoj se asnje deputet me mendje te kethjellt nuk do te votonte për pezullimin e Ligjit për Gjykatën spsciale me seli ne Hagë,ku do te gjykoheshin,ndoshta edhe keta puqist,për te bamet e tyre gjate dhe pas luftës për te cilat është folë e përfolë shume për te pamirat e tyre si gjatë luftës, ku gjate nates zhdukeshin luftetarët dhe patriotet më te mirë të kombit,por edhe pas luftës popullata e Kosoves ne vend se te gezohej lirisë,ajo u tmerue kur po shihte së si krejtë Kosova u mbush me maska,te cilat naten por edhe diten,rrembenin njerez qe kurr ma nuk u panë,me se shumti e pesuan njerezit e Presidentit Rugova.Dhe , krejtë është kjo qe këtyre puqistëve u ka hy lepuri ne barke.

Këtyre puqistëve ua banë me dije edhe ndërkombëtarër së nuk ka lojë dhe se askush nuk ka te drejte as politike e as morale te luan me fatin e Kosovës dhe te popullit të sajë shumë të përvuajtur me decenie me radhë dhe se pergjegjesin do ta marrin mbi vete vete puqistët.Ne te kundërtën,po sypozojme se edhe nese kishte pas sukse ky”puq”,puqistët do ti priste domosdo nje Gjykim tjetër i bame nga Sigurimi i Kombeve te bashkuar,ku ne te do te ishin edhe gjykates nga Rusia dhe vende te tjera që kurr nuk ia dështën te mirën Kosovës.

Tash për tash ky puq deshtoi,deshtuan puqistet,ashtu bash siç deshtuan me faqe te zezë edhe puqistet qe deshten ta gllaberojnë Malin e ZI.