Deskoska: Ka ardhur momenti për t’i dhënë fund shoqatës kriminale OBRM-PDUKM

17.10.2016 20:00:02

10 vite të agonisë së OBRM-PDUKM dhe BDI-së. 10 vite vjedhje të buxhetit dhe marrje të parave të qytetarëve, tha sot deputetja e LSDM-së, Renata Deskoska .

Shkelje masive të të drejtave të qytetarëve, presione të papara ndaj administratës dhe votuesve, institucionet janë partizuar, shkatërrim të demokracisë. Ka ardhur momenti për t’i dhënë fund shoqatës kriminale OBRM-PDUKM-së, fund plaçkitjes së buxhetit, tha në fjalimin e saj në parlament, deputetja e LSDM-së, Renata Deskoska.

‘Ne do të vazhdojmë të luftojmë për vlerat dhe më 11 dhjetor së bashku me qytetarët do të zgjedhim për Maqedoninë. Më 11 dhjetor së bashku do t’i rëzojmë kriminelët nga pushtet, do të fitojë – liria Maqedoni’, tha ajo.