Detaje nga aksidenti në Dollc të Klinës, lëndohen katër persona-njëri dërgohet në QKUK

04.01.2021 17:50:25

foto arkivi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi sot në Dollc të Klinës, ku u përfshinë dy vetura.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se në këtë aksident janë lënduar katër persona e jo shtatë siç kanë raportuar më herët.

“Në aksidentin që ka ndodhur në Dollc të Klinës janë lënduar katër persona e jo shtatë siq kemi raportuar më herët. Të aksidentuarit fillimisht janë dërguar në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK kurse tre të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës”, ka thënë Gashi.

Aksidenti kishte ndodhur sot rreth orës 12:19, ku automjetet e aksidentuara janë përfshirë nga zjarri.