Detaje nga vrasja në Oklahoma: Burri vret gruan e tij dhe të...

Detaje nga vrasja në Oklahoma: Burri vret gruan e tij dhe të dashurin e saj të ri, para se të qëllojë veten me armë

18.11.2019 22:34:23

Një burrë qëlloi dhe vrau gruan e tij dhe të dashurin e saj të ri në një parking në Walmart në Oklahoma përpara se t’ia kthente armën vetes, kur një qytetar i armatosur ndërhyri.

Sipas autoriteteve të Oklahomas, një burrë i veshur me të zeza hapi zjarr jashtë një qendrës tregtare në Duncan, rreth 80 milje në jug të Oklahomas, transmeton Telegrafi.

Oficerët e Departamentit të Policisë Duncan thanë se gruaja dhe i dashuri i saj u gjetën të vdekur brenda makinës së tyre.

Anëtarët e familjes në vendngjarje thonë se të shtënat u nxitën nga një mosmarrëveshje midis gruas dhe burrit të saj, por nuk kaluan në detaje të mëtejshme.

Të shtënat ndodhën në Walmart pak para orës 10 të mëngjesit të së hënës, sipas kohës lokale dhe autoritetet dolën në skenë disa minuta pasi ndodhi ngjarja.

Policia gjithashtu është parë duke kontrolluar një automjet të kuq që duket se ka vrima të shumta plumbash në xham. Në pistë u gjet një armë zjarri.

Asnjë anëtar i stafit nuk u përfshi në të shtënat dhe dyqani nuk u evakuua, tha zëdhënësi i Walmart, LeMia Jenkins në një email.

“Ky ishte një incident i izoluar në parking, dhe nuk kishte të shtëna aktive”, tha Jenkins.

Një trup është parë i shtrirë pranë automjetit në vendin e ngjarjes i mbuluar me çarçaf.

Gjatë të shtënave, administratorët për Shkollën Publike Duncan vendosën që shkollat lokale ti mbyllin duke i paralajmëruar edhe prindërit.