Detaje rreth sulmit ndaj ambasadori rus në Turqi

19.12.2016 18:08:34

Reporteri i “Hurriyet”, i cili në momentin e sulmit gjendej në sallë, ka deklaruar se të pranishmit në ekspozitë filluan të ikin në momentin që dëgjuan të shtënën e parë.

Sulmuesi fillimisht kishte gjuajtur në ajër, në mënyrë që të kishte terrenin më të pastër kur të pranishmit do të uleshin në tokë, më pas ka qëlluar në shpinë Karlovin, pasi që kishte qëndruar prapa tij në momentin e fjalimit, transmeton Telegrafi.

Forcat speciale turke kanë bllokuar ndërtesën, nga e cila sipas dëshmitarëve vazhdojnë të dëgjohen të shtëna armësh, raporton Hurriyet.

Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi kishte bërtitur “Kjo është për Aleppon!” dhe kishte qëlluar ambasadorin. Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë ministri i punëve të brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu.