Detajet e traditës 200-vjeçare të betimit të presidentëve të SHBA-ve

18.01.2017 12:00:14

Të premten, më 20 janar, Donald Trump dhe Mike Pence do të marrin pjesë në një traditë më shumë se 200-vjeçare tashmë: atë të betimit të Presidentit dhe zv/Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një gjë është e sigurtë, thotë Trump kur vjen fjala te dita e tij e madhe, do të jemi shumë, shumë elegantë. Ajo ceremoni ka për të qenë diçka vërtet speciale dhe tepër e bukur. Kremtimet, megjithatë, do të nisin që përpara. Në 19 janar, që të dy ata do të vendosin kurora me lule mbi varrin e ushtarit të panjohur, në Varrezën Kombëtare të Arlingtonit.

Muzikë

Më vonë, do të ketë performanca bandash muzikore që do të pasohen nga një koncert në memorialin Lincoln. Si Presidenti i zgjedhur, ashtu edhe zëvendësi i tij, do të risjellin në kujtesën e publikut, me nga një fjalim të shkurtër, moton e fushatës “Ta bëjmë Amerikën madhështore përsëri”, e cila është edhe tema e koncertit të mirëseardhjes.

Në skenë do të ngjiten edhe këngëtari Tobey Keith, grupi Three Doors Doën dhe do të përshëndesë edhe aktori John Voight. Në fund, njerëzit e mbledhur do të shijojnë edhe një spektakël fishekzjarresh, ndërsa mëngjesin e së premtes, përpara betimit, Trump, Pence dhe familjarët e tyre, do të marrin pjesë në shërbesën fetare në katedralen e Shën Gjonit, pranë Shtëpisë së Bardhë.

Barack Obama dhe Donald Trump do të pinë së bashku një kafe apo çaj në shtëpinë më të famshme të botës, përpara se manjati të përgatitet për momentin e tij të shumëpritur.

Siguria

Garantimi i sigurisë në ditën e marrjes së detyrës nga Donald Trump si president i SHBA-së mund të vlerësohet si detyra më e ndërlikuar në historinë bashkëkohore.

Mbi 30 agjenci shtetërore do të angazhohen për sigurinë gjatë inaugurimit më 20 janar, kur pritet në Washington të mblidhen një numër i madh i ithtarëve, por edhe një milion mbështetës të Trumpit.

Agjencitë druajnë për shkak rrezikut nga konfrontimi mes grupeve të amerikanëve, të cilët ende janë thellë të ndarë pas zgjedhjeve, në momentin kur miliona njerëz në botë e ndjekin atë që ndodh në Washington.

Mbi 3.200 policë nga mbarë vendi dhe rreth tetë mijë anëtarë të Gardës Kombëtare do të sistemohen që të ndihmojnë në kontrollin e lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve transportuese në qytet. Edhe pesë mijë ushtarë do të angazhohen të ofrojnë ndihmë për garantimin e sigurisë