Dezinfektohet stacioni i autobusëve në Prishtinë

Dezinfektohet stacioni i autobusëve në Prishtinë

12.03.2020 13:08:29

Komuna e Prishtinës sot bëri të ditur se kanë dezinfektuar edhe stacionin e autobusëve.

Ky vendim është konform vendimit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

“Stacioni i Autobusëve është vend i frekuentuar nga shumë udhëtarë gjatë gjithë kohës. Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.