Dhejtëvjetori i pavarësisë, Rita Ora dhe mjerimi politik e medietik i Kosovës

19.02.2018 10:13:00

Nga Rexhep Kastrati

Rita Ora ishte në Prishtinë më 17 shkurt në një koncert të aranzhuar më parë dhe të paraqitur si sukses të madh të shtetit të Kosovës.

Në jubileun e 10 të pvarësisë, për fat të keq, bartësit e tri institucioneve kryesore të shtetit, e parqitën si sukses, madje e bënë edhe si fytyrë të këtij jubileu një personalitet muzikor që shquhet për një profil të kundërt me seriozitetin, festivitetin dhe rëndësinë që ka ky përvjetor.

Në fakt, mungonte vetëm edhe Bleona Qerreti, Kallashi, apo ndonjë tjetër si këto, për ta kthyer këtë jubile, në një pordhë e piskamë, në një shfrim jargësh dhe instinktesh narkomanësh.

Dhe ky nuk është as faji, as gabim i Rita orës, por është mjerim i politikës së Kosovës, e cila nga injoranca, prostituimi politik dhe nga papërgjegjshmëria e treguar gjatë viteve, e dientifikon veten me një profil të tillë, e që është profil i saunës, i showbizit dhe i striptizit .

Edhe devalvimi medietik në nivel të pornogazetarisë ka akulturuar shtresa të ndryshme shoqërore, duke e bërë të pranueshme, të dëshirueshme dhe të nevojshme një profil të showbizit ndërmjet muzikës dhe striptizit.

Korpusi medietik ka bërë pjesë të interesimit, të qasjes dhe të paraqitjes edhe çështjet me banale dhe më private: ku i mban gishtat Kallashi kur vozit veturën, sa herë bën seks Rihana, qysh e nis ditën nusja e Shyhretes, etj., kurse politika injorante, e marrë dhe e faqes së zezë, e zhytur deri në majë të kokës në skandale korruptive, seksuale, në skandale dhe afera agjenturore etj., e financon në format më të mundshme, duke krijuar një sistem të varësisë së ndërsjellë.

Edhe klikimet më të shumta i kanë pikërisht paraqitjet pornogazetarisë, prandaj edhe nuk është çudi që në koncertin e Rita Orës, të kenë qenë 300 mijë njerëz, sepse striptizi, pronografia etj., janë bërë pjesë e përditshmërisë medietike te ne.

Prandaj, një klasë e këtillë politike, një korpus e medietik i zhytur në pornogazetari, nuk e ka fare idenë e një organizimi të dinjitetshëm, serioz dhe në nivel socio-kulturor dhe socio-historik të përvjetorit të dhjetë të pavarësisë.

Një pavarësi që erdhi pas angazhimit politik, diplomatik dhe të sakrificës së një populli, do të duhej të shënohej me ndonjë akademi shkencore, me ndonjë koncertë të filharmonisë, dhe me ndonjë ngjarje tjetër të dinjitetshme.

Një koncert me këngëtarë mund të bëhej në qendër të Prishtinës, dhe në qytete të tjera me këngëtarë të mirëfilltë, e ku mund të kishte vend edhe për Rita Orën, me një apo dy këngë të saj.

Në skenën vendore dhe atë ndërkombëtare kemi shumë këngëtarë të mrekullueshëm operistikë që po shkëlqejnë në skenat botërore.

Po ashtu, mund të kishte edhe dokumentarë të ndryshëm nëpërnjet të të cillëve do të kujtoheshin ngjarje historike, personalitete të rëndësishme dhe rrugëtimi i Kosovës drejt pavarësisë.

Me fjalë të tjera, kishte mundësi dhe ishte domosdoshme që në përvjetorin e dhjetë të kishte një organizim dhe një paraqitje dinjitoze, shumëdisiplinore dhe  më e përshtatshme edhe për rëndësinë që ka pavarësia, edhe gjaku i derdhur,e dhe sakrifica popullore për liri, pavarësi, demokraci.