Vajë e dhimbje, krenari e shpres!..

25.03.2019 12:48:06
Nga Sylejman Morina
Rrespekte Deshmorve!
Faleminderit NATO!
Faleminderit miqe t’nderuar Zvicerrjan !
Sot para 20 vjete, pas fillimit  të bombardimeve të NATO-se, me 27 mars 1999, ora 08 mengjesit m`therret nga shqiperia motra e gruas I.Shehu me jepe lajmin më të hidhur qe kam ndëgjuar në jetë:” serbete e fshatit bashkë me ushtrin na i kane vra t`gjithe mashkujte e fshatrave: Krushe e Vogel, Krushe e Madhe, Celine, Brestovce, ndërsa gratë dhe vajzat na kanë larguar me dhunë nga fshati për në Shqipëri”. Një orë nuk kam ditë çfarë duhet bëj, pastaj kam marrë në telefon disa shokë të Kryqit të kuq Zvicranë, ata më kontaktuan më Kryqin e kuq Internacionale me seli ne Zheneve. Pastaje më thanë të Kontaktoj më NATO-në në Bruksel, konkretisht Zotin Somer.
Unë e thirra nga telefoni ime i shtëpisë, ai më tha këpute mos hargjo, unë të thrrasë. mënjeherë  më thirri, i a tregova kret çfarë më kishte treguar e motra e shoqës.
Ai filloi të më qetësoje dhe më ngushllojë, por edhe më tregoje se Ushtria e Millosheviqit është frikacake, po fshehet nga bombardimet tona në mesin e vendbanimeve shqiptarë , e kemi shumë vështirë mi marre në caqe këto bandat kriminelesh serbe, por me premtojë : “nuke do ndalen deri ne kapitulimin e Millosheviqit”. Unë e falenderova shumë zotin Somer, kret çfarë po bën NATO për në shqiptaret, qe pas njeqind vjete edhe në ta kemi një liri çfarë e gëzojnë popujt e qyteruar, por i thashë zotit Somer: ” nëse doni qe Serbia dhe Millosheviqi të kapitoloj duhet komplet Serbinë dhe veqmas Beogradin ta Bombardoni”.
( kjo e bëri që Millosheviqi të gjunjezohet dhe ta Pranoj pakushte Kapitulimin.)
Pastaj filloi mobilizimin Diasporës në shumë fusha, rreshtimi e mobilizimi ne UÇK, Grumbullimi ndihmave për refugjatë që ishin në Shqipëri -Kukes, ku pas bombardive t`NATO-se, Falangate fashiste të Millosheviqit patën filuar strategjinë  e “Tokes s`djegur” mbrenda dy jave masakroi dhe bëri pastrimin etnike në gjithë Kosovën, në Kukes e Bajram Curr- grumbulluane mese një milion refugjatë  gra fëmjëi e pleqe, ku as një qytet i mirë organizuar evropjanë nuk do kishte mundesi ti përballojë vetem.
Mungonte në këto rrethana gjithçka, transporti ishte shumë i nëvojshëm për transportimin dhe strehimin larg zonës kufitare ku zhvillohej lufta .
Kontaktova më mikun tim në Tiranë Kol.
Shyqyri Dade, drejtor i drejtoris ministrise mbrendeshme të Shqiperisë, me paraqiti nevojate urgjente çfarë duhet bër menjeher dhe cilat ndihma: Mjete Transporti, ushqim dhe veshmbathje për fëmijë dhe pleqe medikamente, etj. U ndamë me mikun time duke i premtu: “Nuk do le asgjë pa provuar, do shkojë der në dere të miqtë e mije Zvicrranë.” , I sigurova 10 autobusa (vlera e një autobusi ishte chf.28.000.-) qe mi dhuroi Posta zvicrrane, sigurova 5 vozitsa shqiptarë  e 5 zvicrrane, Radiolokale me premtoj se do ju ndihmojmë me grumbullimin e paketave nga qytetret Zvicrrane, ju përgjegjën fteses me 1200 paketa (ushqime për femjë, për të rritur, mjete higjenike etj, vlera e një pakete ishte chf .250 ), mikun tim kolonel Shyqyri Dade e thirra ne tel, informova se me 07.04.1999 ne jemi në Durres me 10 autobusa kolone me ndihmave, ..ai me uroj dhe siguroj se do jet vet preznt kur të mbrrime në portin e Durresit. me tembrri u përshendetem dhe mbaruame formalitetet, shkuame në kazernën Ushtarake ne Rroshbull. Paketat me ndihmat ja dorezuame shoqates humanitare UAW-Durres, zonjes Ada Fishta përgjegjese për shpërndarjen në kampin e Rushbullit të ngritur dhe kontrolluar nga shteti Italjan, ndërsa ndihmat qe ishin per UÇK ua dorzuame.
Liria e fituar me shume sakrifica e dhimbje patjeter të Rrespektohet. Politikanet e qeveritaret janë  Sherbetore të Lirisë e të Popullit që e ka votuar.
Kush ka abozuar me lirin e fituar me shumë sakrifica, kashkel mbi gjakun e shumë dëshmorve e martirve, ka përmbysur ndihmen e miqve amerikan dhe Nato-së, kanë shkelur mbi humanizmin e solidaritetin e botes progresive që na mbeshteti dhe ndimoi deri në çlirim nga okupatori serbe.
Keqbersit e kriminelet të nxirren para drejtesis.
Soveran eshte vetem Populli !..
Duhet mbrohet Rregulimi shtetror dhe integriteti , m’tgjitha mjetet në dispozicion që ka një Popull !!!
Gjate vizites dhe Intervistat qe patem me refugjatet nga Kosova, bashke me kryqin e kuq Nderkombetar ne Kampin e Rroshbullit
Fotografia e Sylejman Morina
Gjate vizites dhe Intervistat qe patem me refugjatet nga Kosova, bashke me kryqin e kuq Nderkombetar ne Kampin e Rroshbullit
Fotografia e Sylejman MorinaNje grupe i te rinjeve refugjat ,qe kishin detyr ta kontrollonin kampin 24 ore ne dite dhe mobilizimin e vullnetarve ,..
Nje grupe i te rinjeve refugjat ,qe kishin detyr ta kontrollonin kampin 24 ore ne dite dhe mobilizimin e vullnetarve ,..
Me dy Zonja qe bashkepunuame ,për shpërndarjen e ndihmave ne kampin e Rroshbullit, nga UAW-Kretare, Ada Fishta
Refugjatet duke hyr ne kampin e Rushbullit, ku 90% ishin femra dhe pleq e femij, te rraskapitur gjate udhtimit dhe perjetimet qe i ndegjonim dhe i shenonim per ta informuar Kryqin e kuq nderkombetar