Dhjetëra kilogramë drogë kapen në një aksion të policisë në Mitrovicë ku janë arrestuar edhe tre persona

07.09.2016 13:40:17

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 45 kilogram substancë të dyshuar narkotike dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për vepër penale “Blerja, posedimi , shperndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve.

Këto substanca janë konfiskuar afër qytetit të Mitrovicës, me ç’rast edhe është bërë identifikimi i personave të involvuar në këtë rast.

“Janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar”, thotë ky burim.