Dhuna në Gaza, OKB mbledhje urgjente

15.05.2018 09:02:39

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot për të diskutuar për dhunën përgjatë kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës.

Kuvajti e ka thirrur këtë takim, pasi të paktën 55 palestinezë u vranë dhe 2700 të tjerë u plagosën nga ushtria izraelite, pas protestave masive për të kundërshtuar hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem më 14 maj.

Izraeli tha se trupat e tij kanë mbrojtur kufirin dhe ka akuzuar militantët e Hamasit se kanë tentuar të sulmojnë gjatë protestës.

Nuk dihet se çfarë mund të vendoset nga kjo mbledhje e Këshillit të Sigurimit. Pas protestave, nuk ka pasur asnjë deklaratë të përbashkët dhe dy diplomatë të OKB-së thanë se anëtarët nuk kanë arritur që të arrijnë një marrëveshje unanime më 14 maj, në mënyrë që të publikojnë një deklaratë të propozuar nga Kuvajti.

Në draft-deklaratë, të cilën e kanë siguruar mediat, thuhet se shprehet zemërim dhe pikëllim për vrasjet dhe kërkohet hetim transparent dhe i pavarur mbi protestat vdekjeprurëse.