Dhunimi si qasje e vonuar dhe me pasthirrma patetike

17.05.2019 10:57:45

Nga Shukrije Gashi

Menyra jo e duhur e demonstrimit te çeshtjeve e demton permbajtjen

Fotografia e prezantuar nga deputetja e parlamentit znj. Brovina, edhe mund te jete apo mos te jete e vertete. Ne te gjithe e dijme qe dhuna seksuale nga forcat militare serbe: ushtria, policia dhe forcat paramiltare ka ndodhe gjate luftes se fundit ne Kosove. E keqja e ketij veprimi, eshte menyra e prezantimit te tij ne parlament, jo vetem me fotografine, kur dihet qe procesi i trajtimit te ketij problemi ngerthene ne vete ndjeshmeri te larte dhe dije e takt profesional. Edhe qasja pothuajse patetike nga i gjithe spektrit i iniciatives, eshte e demshme. Si me prezantu iniciativa te tilla, pa e dite se çka eshte gjenocidi, cilat jane elementet qe nje veprim te kualifikohet si gjenocid, kush mundet te themeloj tribunal per krimet e luftes, dhe shume ceshtje te tjera te definuara mire dhe ne mbeshtetura ne premisa juridiko-ligjore, ne kuader te Ligjit dhe konventave nderkombetare, si dhe te instrumenteve te tjera relevante juridike?! Keto veprime jo te menduara mire, kuturu, plote patetizem, nuk i kontribuojne aspak avancimit te pozites se Kosoves karrshi Serbise, as te te prekureve nga veprimet kriminale, veç denigrimit moral dhe dekurajimit te viktimave te kesaj dhune. Kjo ceshtje eshte deshte te trajtohet beshem, menjehere pas shpalljes se pavaresise se shtetit, dhe me serioziteti te duhur nga aktere relevant, duke ua mundesuar edhe legjitimitet e kredibilitet nga shteti, por ka munguar dija dhe ka dominuar mentaliteti i robit. Per fat te keq, eshte vene ne levizje veprimi i mendesise individuale per karrem, karriere e pushteti politik dhe jo per kauza kolektive. Qasjet e sterdublifikuara, gjysmake e te shtytura nga arsyet e lartpernendura, nuk bejne asgje me shume se lendimin e sedrave te viktimave dhe shperfaqjen e padijes se nje shoqerie idividualistesh te skajshem, ” dele” te orkestruar keq e siperfaqesor ne veprime tellalli, pa takt e urti te duhur.