Dhurata Hoxha: Presim rekomandim pozitiv për vizat nga KE-ja

19.06.2018 17:38:59

Sipas të parës së MIE-së, nga dita e marrjes së sinjalit pozitiv për liberalizim nga KE-ja procedurat e miratimit në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave mund të marrin kohë 3 deri në 6 muaj. Lidhur me çështjen e vizave ajo ka bërë të ditur se si ministre bashkë me krerët e tjerë institucionalë janë duke lobuar te vendet që janë skeptike rreth liberalizimit për Kosovën.

“Presim gjithsesi vlerësim pozitiv dhe vijim të procedurës për liberalizimin  e vizave, duke kaluar në instancat tjera vendimmarrëse. Gjatë qershorit presim se do të jepet vlerësimi dhe presim t’i përmbajë të arriturat e institucioneve tona të luftës ndaj krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Rastet e shënjestruara në procedura gjyqësore janë gjithsej 43, gjenden në nivele të ndryshme të procedurave dhe konsiderojmë se janë në rrugë të mirë të finalizimit të tyre, në nivele të ndryshme”, ka thënë ministrja Hoxha në një intervistë për “Zërin”.