Dhurata Hoxha raporton në Komisionin për Legjislacion

26.10.2016 11:43:29

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka folur për pakon e reformimit të ligjeve që ka thënë se do të jetë një proces gjithëpërfshirës që do të ketë parasysh të gjithë akterët.

Hoxha ka thënë se ky proces nuk do të jetë i shkurtër por një proces që do të zgjasë dy vite, njofton Klan Kosova.

Ministrja e Drejtësisë duke raportuar në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Komisionit për Legjislacion të adresuara gjatë vitit 2015 ka thënë se në pakon e reformimit të ligjeve do të përfshihen edhe ligjet që prekin anën komerciale.

Ministrja e Drejtësisë në këtë raportim ka thënë se Ministria është e fokusuar në forcimin e luftës kundër korrupsionit në parimin se askush nuk është mbi ligjin.