Dhurimi i organeve pas vdekjes

09.04.2017 23:25:51

Nëse dikush ka vetëm një pikë në zemër e cila frymon njerëzishëm dhe është tepër e ndjeshme atëherë pa dyshim se do të ishte PRO faktit që kur jeta e tij është në rrugë pa kthim,atëherë kur gjithçka të përfundoj për të, në ato momente të jetë çelës i shpëtimit të disa jetërave të njerëzve që presin një “mrekulli”

Fundi i fundit më mirë ti dhurojmë këto organe e të shpëtojmë

Por kur mundet të bëhet kjo ?

Që një pacient të konsiderohet për dhurim organesh duhet të konstatohet diagnoza e vdekjes së trurit krahas qarkullimit të gjakut të ruajtur të padëmtuar.Shkaku I vdekjes trunore në raste të tilla zakonisht është trauma, gjakderdhja trunore apo tumoret e trurit( të vërtetuara me histopatologji).

 

Nga dhurimi përjashtohen pacientët tek të cilit neoplazma nuk është tumor primar I trurit, personat HIV pozitiv , ata me hepatit B/C , me infeksion të gjeneralizuar apo diabet.

Pas identifikimit të dhuruesit duhet të konstatohet vdekja e trurit. Mandej kontaktohet koordinatori I ekipit transplantues I cili do të na ndihmoj edhe në diskutimet me anëtarët e familjes.Pastaj  verifikohet HIV , hepatiti B/C dhe grupi I gjakut ( kështu testohet përputhshmëria tek transplanti I zemrës , mushkërive dhe mëlçisë) dhe tipizimi indor ( është I nevojshëm tek transplanti I veshkave)