Di Maria mirëpret konkurrencën me Draxlerin

28.01.2017 12:27:17

Angel Di Maria thotë se ai nuk është i shqetësuar për konkurrencën tek Paris Saint-Germain pas blerjes se Julian Draxler.

Draxler këtë muaj zbriti në Parc des Princes nga Wolfsburg për një çmim mjaft të madhe, duke ia rrezikuar vendin e titullarit argjentinasit.

“Në fushë unë të bëj çmos”, tha Di Maria. “Kjo varet nga trajneri dhe unë bëj më të mirën që mundem”, ka theksuar ai.

Ish-lojtari i Real Madrid dhe Manchester United ka shënuar dy gola ne fitoren e PSG-së në Kupën e Ligës. Di Maria thotë se është i lumtur që realizoi dygolësh.

“Jam i lumtur që kam shënuar dy gola”, tha ai.

“Ne jemi duke shkuar në finale dhe kjo është e rëndësishme për ne”, ka pohuar Di Maria.