Dialog me Ajshtajnin ( vargje)

05.11.2019 13:25:14

E = mc2….

Dashuria nuk është një formulë
Që njerëzit ta ndjejnë
Si njē numër tek apo çift,
Ekzistenca saj e fuqishme
Nuk njeh limit,
Është forcë që i sundon të gjithë
E padukshme, por mbinatyrore
Që fshihet pas çdo fenomeni,
Ështe dritë që ndriçon
Tek e japim dhe e marrim…

Dashuria është gravitet,
Pushtet i të qenurit ndaj tjetrit,
Qē shumfishon më të mirën tonë
Nuk të lë të bëhesh egosit
Kjo forcë që shëron botën.
Dashuria shumëzohet
Me shpejtësinë e dritës në katror
Derisa ushqejmë njëri-tjetrin,
Duke flakur pas shpine
Urrejtjen, egoizmin dhe lakminë,
Sindromat gërryese të planetit.

Dashuria ështe gravitet
Pasiqë e japim dhe marrim
Është tërheqëse,
Pushtetare mbi gjithçka,
Kapërcen thellësitē e pendimit
Që helmatisur kanë zemrat,
Është më e fuqishmja
Më e padukshmja forcë
Që shpaloset dhe zbulon
Energjinë universale të dashurisë…