Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon muajin e ardhshëm

27.02.2018 16:49:18

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq përmes një deklaratë të lëshuar ka thënë se gjatë këtyre ditëve dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë u zhvillua në frymë konstruktive.

“Kryenegociatorët nga Beogradi dhe Prishtina, Marko Gjuriq dhe Avni Arifi së bashku me ekipet e tyre përkatëse në Bruksel më 26 dhe 27 shkurt për diskutime mbi zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme të arritura ndërmjet dy palëve në dialogun e lehtësuar të BE-së sidomos marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, IBM-në, drejtësinë, asociacionin serb, urën në Mitrovicë dhe energjinë

Diskutimet u zhvilluan në një frymë konstruktive dhe rezultuan në një identifikim të përbashkët të disa çështjeve dhe hapave që duhen trajtuar për të ecur përpara në punën e zbatimit, duke normalizuar më tej marrëdhëniet e tyre”, ka thënë Kocijançiq.

Ajo ka theksuar se palët kanë rënë dakord të rifillojnë diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjeve për Lirinë e Lëvizjes, IBM, Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Urën e Mitrovicës dhe Energjinë muajin tjetër.