Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në shtator ose tetor?

18.04.2017 18:16:30
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë në muajin shtator ose tetor. Ky është parashikimi që jep analisti politik Imer Mushkolaj.

Sipas tij, dialogu nuk mund të vazhdojë më herët pasi edhe në Kosovë pritet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar pas një miratimi të rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila ka kërkuar që mos të ketë dialog deri në lirimin e Ramush Haradinaj.

Ndërkaq Mushkolaj për lajmi.net thotë se kjo është vetëm një mbulesë nga ana e zyrtarëve kosovarë, pasi sipas tij, ndërrimi i udhëheqësis në Serbi ka bërë që dialogu mos të vazhdojë.

“Pala kosovare arsyetohet zyrtarisht se nuk po ka bisedime shkaku i Haradinajt që po mbahet në Francë, mirëpo kjo është vetëm një mbulesë për arsyen e vërtet, sepse ne dimë që vetë ndërrimi i udhëheqjes ën Serbi ka bërë që dialogu të mos vazhdojë”, ka thënë Mushkolaj për lajmi.net.

Ai duke komentuar zhvillimet politike në Kosovë dhe mundësinë që të ketë zgjedhje do të ndikojë që deri në shtator ose tetor mos të ketë dialog.

“Nëse do të ketë zgjedhje në Kosovës unë besoj që do të ketë, dhe kjo do të jetë edhe një arsye që dialogu të zvarritet kështu që ai do të vazhdojë diku ka shtatori apo tetori i këtij viti”, ka thënë Mushkolaj.

Raundi i fundit i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë ishte mbajtur më 1 shkurt të këtij viti. Ky raund ishte zhvilluar në nivelin më të lartë të përfaqësimit nga dy shtetet.