Dialogu po vështirësohet, thotë Thaçi: Bisedimet u zhvilluan përmes Mogherinit

07.09.2018 14:46:15

Sot dështoi takimi mes dy presidentëve, të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i vendit, ka thënë se bisedimet janë duke u vështirësuar e po ashtu edhe mospajtimet po thellohen prandaj takimet po zhvillohen vetëm përmes Shefes se BE-së, Federeica Mogherinit.

Ai tha se gjërat po vështirësohen sepse “mospajtimet vetëm po thellohen dhe dallimet po shfaqen vetëm përmes takimeve të cilat po  zhvillohen vetëm përmes Mogherini”.

“Këto takime janë shumë të rënda shumë të vështira, por konstatojmë që dialogu dhe negociatat duhet të vazhdojnë dhe të ketë takime edhe në të ardhmen”, ka thënë para medieve Thaçi.

Nga Brukseli, presidenti Thaçi tha se Kosova dhe Serbia kanë një konflikt shekullor dhe cështjet mes vendeve nuk zgjidhen me ditë apo muaj, por duhet kohë dhe punë.

”Njerëzit tanë meritojnë të sakrifikojmë diçka nga vetja për të ardhmen e vendit. Këto marrëveshje nuk bëhen për të kënaqur vetëm shqiptarët dhe serbët por për të realizuar perspektivat euroatlantike”.

Ai ka falënderuar edhe shefen e diplomacisë Mogherini, për durimn dhe mështetjen për të arritur marrëveshje.

”Dëshiroj të falënderoj Mogherinin për durimin e saj në raport me këtë proces, duke na e lehtësuar punën tonë, e po ashtu dhe gjithë partnerët tanë të Amerikës të cilët po mbështesin një arritje të marrëveshjes”.