Diaspora e bashkuar maqedonase ka mbledhur 17 mijë dollarë për vendet vërshuara në Maqedoni

11.08.2016 10:10:30

Diaspora e bashkuar maqedonase ka njoftuar se kanë mbledhur 17.000 dollarë për vendet e vërshuara në Maqedoni.

Nga DBM informojnë se paratë do t’i dërgohen Kryqit të Kuq të Maqedonisë.

Këto para janë mbledhur nga 243 persona dhe subjekte nëpër të gjithë shtetet e botës ku ka maqedonas.

Gjithashtu, ata informojnë se ky projekt vazhdon edhe më tej dhe paralajmëron ende donacione.