Diellza Kolgeci e Afërdita Paqarada në Radio Prishtina japin detaje të mini-maratonës

07.06.2018 13:31:28

Për herë të katërt dy bukuroshet kosovare, Diellza Kolgeci dhe Afërdita Parada kanë organizuar mini-maratonën prej 5 kilometrave.

Kjo maratonë do të mbahet në Prishtinë më 10 qershor në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 14:00.

Në secilin vit edhe këtë vit kjo mini-maratonë, do të mbështes sportistët e rinj të cilën nuk kanë mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre, përcjell “Zeri.info”.

Pra duke e blerë një biletë për këtë mini-maraton e cila kushton 2 euro, ju ndihmoni këta sportistë, pra të gjitha paratë e mbledhura nga biletat e shitura do të shkojnë për sportistët e rinj të cilët nuk kanë mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

E në lidhje me këtë Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci ishin mysafire të mëngjesit në Radio Prishtina në emisioni “Mëngjesi me Gencin”, ku treguan detaje të tjera në lidhje me këtë organizim humanitar.

Afërdita Paqarada ka thënë se të gjitha të hollat do të mblidhen për fëmijët që kanë talent në ndonjë sport, por që fatkeqësisht nuk kanë mundësi që të zhvillojnë pasionin dhe talentin e tyre.

E për përzgjedhjen e këtyre fëmijëve, Paqarada ka thënë se janë përzgjedhur profesionist të fushave të caktuara, pra të sporteve të ndryshme.

“Dallimi që e bënë këtë vit me vitet e tjera është se sivjet kemi ndërruar kauzën si çdo vit që vijmë me kauza të ndryshme. Sivjet të hollat do të mblidhen për fëmijët të cilët kanë talent për sport por që nuk kanë mundësi që ta zhvillojnë atë aftësi të tyre. Të gjitha të hollat që mblidhen prej shitjes së numrit, pra çmimi është 2 euro, por për ata që dëshirojnë të kontribuojnë më shumë janë të mirëseardhur. Krejt këto mjete do ti dedikojmë për ata fëmijë të cilët nuk kanë mundësi që ta zhvillojnë aktivitetin. Këtë përzgjedhje do ta bëjmë në mënyrë profesionale dhe nuk do ta bëjmë unë e Diellza, por janë përcaktuar persona adekuat dhe profesionist për këtë çështje”, Paqarada.

Në anën tjetër Diellza Kolgeci ka thënë se çdo herë përzgjedhin profesionistë për çfarëdo kauze që kanë.

“ Në fakt nuk është vetëm ky vit që ne e bëjmë një gjë të tillë, pra me anë të njerëzve profesionist edhe vitet paraprake gjithmonë i kemi thirr njerëzit të cilat kanë më shumë informata rreth ndonjë çështje apo kauze të caktuar që të mos na mbetet mua dhe Afërditës barra që të bëjmë përzgjedhjen”, ka thënë Kolgeci në Radio Prishtina.

Bukuroshet kanë thënë për Radio Prishtinën se këta sportist të rinj do të ndihmohen edhe në mënyra tjera. Ato kanë thënë se do të bëjnë të pamundurën që këta fëmijë ti promovojnë nëpër media.

Për më shumë, shikojeni intervistën e plotë në videon e mëposhtme.