Digjen dy shtëpi në Prishtinë, lëndohen një zjarrfikës dhe një polic

26.12.2016 14:16:53

Për shkaqe të pa njohura janë përfshirë nga zjarri dy shtëpi në Prishtinë, njëra pronë e një mashkulli dhe tjetra pronë e një femre.

Gjatë intervenimit për shuarjen e zjarrit, një zjarrfikës dhe një zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.