Digjen tri vetura në Prishtinë

29.10.2016 12:28:42

Mëngjesin e sotëm në rrugën “Ekrem Rexha” në lagjen Arbëria të Prishtinës, janë djegur tre vetura.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënesja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti, e cila tha se veturat e djegura janë të tipit Audi, Mercedes dhe Opel.

Ahmeti tha se ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e kësaj zjarrvënie.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe zjarrfikësit. Ende nuk dihet nëse zjarri që i ka përfshirë veturat a ka qenë i qëllimshëm apo aksidental”, ka thënë Ahmeti.