Digjet çatia e magazinës së vjetër hekurudhore në Shtip

18.10.2016 12:39:50

Është djegur çatia e magazinës së vjetër, e cila ndodhet në afërsi të stacionit hekurudhorë në Shtip.

Komandanti i Zyrës Teritoriale kundër zjarrit, Bllagoj Renxhov deklaroi se mbrëmë rreth orës 11 zjarrëfikësit me dy makina kundër zjarrit, kanë fikur zjarrin në magazinën e vjetër.
Ai deklaroi se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i krim-teknikës nga SPB-Shtip, të cilët duhet të zbulojnë arsyet e zjarrit.

Në këtë magazinë janë mbajtur mjete të vjetra të hekurudhës së Maqedonisë, ndërsa zjarri ka dëmtuar vetëm çatinë e magazinës. Sipas statistikave zjarrfikësit nga Shtipi kanë intervenuar në rreth 220 zjarre këtë vit.