Digjet një lokal tek “Bill Clintoni’ në Prishtinë

10.10.2016 19:58:44
Një lokal tek Bill Clintoni, në Prishtinë, është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima apo të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

‘’Rreth orës 19:30, jemi njoftuar që është djegur një lokal tek Bill Clintoni. Ekipet emergjente menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti, raporton Klan Kosova.

Sipas Zëdhënëses Ahmeti, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar apo viktima në njerëz, duke shtuar se policia dhe zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.