Digjet një shtëpi në Pejë

19.08.2016 12:03:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Kryshec të Pejës, viktima femër, shqiptare, ka raportuar se shtëpia e saj është përfshirë në zjarr.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

“Sipas viktimës, nga zjarri i janë djegur edhe dy vetura. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.