Dijar Sh. Popova: Argatët e SHIK-ut i vranë disa herë pas shpine prindërit tanë!

12.01.2019 01:03:19

Dijar Popova, i biri i gazetarit të njohur Shefki Popova i vrarë më 10 shtator të vitit 2000 në Vushtrri, ka qenë shumë kritik ndaj, siç i ka quajtur ai, argatëve të SHIK-ut që nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e vrasjeve politike, ndërkohë që thirren në rugovizëm.

I indinjuar, z. Popova, përpos respektit ndaj Enver Malokut dhe të vrarëve të tjerë, shpreh edhe konstatimin se këta u vranë shumë herë pas shpine, duke aluduar në hipokrizinë e argatëve të SHIK-ut që thirren në rugovizëm, rrinë gatitu nëpër tubime përkujtimore, e që jo vetëm nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e vrasjeve politike, por “kishin vetëm hallin e pushtetit të tyre dhe familjajrëve e klaneve që i shërbenin në emër të frymës rugoviste e në koalicion me bandat”.

Ky është postimi i plotë i Dijar Sh. Popovës në facebook:

Pervjetori e vrasjes se Enver Malokut rastesisht po koinqidojka edhe me 12 vjetorin e lidhjes se koaliocionit LDK-PDK koalicion ky qe ishte thike pas shpine per axhen Enver, axhen Xheme, babain tim Shefki Popova dhe gjithe shokeve te tjere te idealit te vrare pas shpine ne pragun e shtepise.
Me kete koalicion u shuan shpresat per zbulim te cilesdo vrasje sepse tanime pushtetaret e LDK-se kishin hallin e pushtetit te tyre dhe familareve e klaneve qe i sherbenin ne emer te frymes rugoviste e ne koalicion me bandat.
Bile edhe Ministrine e MPB-se po e udheheqete LDK-ja nga nje argat i SHIK-ut e qe ne ate pozite ishte vendosur me mison te pengoje cfaredo perpjeke per te zbardhur ndonje vrasje.
Vetem 3-4 dite pas vrasjes se axhe Xheme nje ish minister i LDK -se po qaraveshej me bandite te koalicionit ne Zanzi Barin e famshem.
Quditerisht ky patriot po qendrone gaditu sot ne perkujtimore ne shenje respekti per figuren e axhes Enver ndersa qe as nje gure te vetem nuk e kishte levizur deri sa ishte ne pushtet ne emer te frymes rugoviane.
Lavdi per jete e mot axha Enver dhe te tjetret u vrane shume here pas shpines nga ata qe familiaret e tyre po shpresonin kot se nje dite do te punojne forte siq thonin per ti zbuluar vrasjet nje dite dhe per ti futur ne burg shoket e miqet e koalicionit….
Respekt axhes Enver