Dikur kishte 400 punëtorë, tash është shndërruar në katrahurë

26.08.2017 22:14:53
Miniera e Strezocit e cila dështoi të rifunksionalizohet për shkak të mospërmbushjes së kritereve të Spin Off-it special, pret investime të shtetit. Dikur në këtë minierë kishin punuar 400 punëtorë, derisa tash është shndërruar në një katrahurë.

Një prej minatorëve që kishte punuar në të, tregon për ditët të cilat ai i quan të mira. Ai sot mban disa dhi nga prodhimtaria e të cilave siguron mbijetesën. Zyrtarë të AKP-së deklarojnë se kjo pasuri shtetërore është në proces e sipër dhe se në bashkër.

Fatmir Matoshi, zv/kryetar i Komunës së Kamenicës, thotë se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të duhej ta merrte seriozisht çështjen e privatizimit të pasurive që dikur ishin krenaria e komunës së Kamenicës, në mënyrë që mos të ketë dështime të reja siç ndodhi me minierën e Strezocit

Ndërsa, zyrtarë të AKP-së thanë se investimet strategjike për vendin janë të rëndësishme dhe në këtë agjendë është edhe miniera e magnezitit në Strezoc dhe pritet të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit.Zyrtarë dhe qytetarë të Kamenicës thonë se po jetojnë mbi këtë tokë me përplot pasuri, me gjendje të rëndë socio-ekonomike, si pasojë e papunësisë dhe mungesës së perspektivës për gjenerata të reja.