Diplomati amerikan ,Greg Delawie zhvilloi një takim me deputetet e pakicave për...

Diplomati amerikan ,Greg Delawie zhvilloi një takim me deputetet e pakicave për Demarkacionin

21.02.2018 12:13:18

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka zhvilluar një takim me deputetët e komuniteteve pakicë.

Diplomati amerikan ka sugjeruar përfaqësuesit e Grupit 6+ që nesër të votojnë pro ratifikimit të Demarkacionit në Kuvend.

Deputetja e këtij grupi, Duda Balje ka konfirmuar  se qëndrimi i tyre do të jetë në vij të së mirës së Republikës së Kosovës.

“Po, grupi gjashtë plus unanimisht është pro votimt”, ka thënë shkurt ajo.

Ndërsa, mësohet se ambasadori Delawie ka kërkuar nga përfaqësuesit e minoriteteve që demarkacioni duhet që patjetër të aprovohet në Parlament.

“Duhet të shkohet një hap më tutje për liberalizimin. Pronarët atje mund ta shfrytëzojnë tokën edhe më tutje”, është shprehur ai.