Në mesin e 300 mijë e-maileve të publikuara nga WikiLeaks janë edhe disa të personaliteteve të njohura kosovare.
Në vitin 2010 ambasadorja e tanishme e Kosovës në Holandë, Vjosa Dobruna kishte shkëmbyer disa e-maile me kandidaten për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, transmeton Indeksonline.
Dobruna kishte kërkuar takim me Clinton para zgjedhjve të parakohshme të vitit 2010, në mënyrë që të fitonte përkrahje nga ajo për fuqizimin e rolit të gruas në politikën kosovare.