Disa deputetë të VV-së i kishin familjarët kumbarë me Millosheviqin, tha Deliu

27.10.2016 19:23:56

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, duke mbajtur fjalimin e saj në Kuvend, tha se UÇK-ja dhe ushtarët e saj, nuk mund të mbrohen nga ata deputetë të Vetëvendosjes, që familjarët e tyre ishin kumbar me kasapin e ballkanit (Millosheviqit). Me këtë ajo aludoi ndaj deputetit të VV-së, Fisnik Ismailit.

Ata që sot sipas saj, janë kundër shtetit e gjuajnë institucionet, e që janë kundër bashkimit me BE-në, nuk munden ta mbrojnë UÇK-në.

Madje ajo iu drejtua edhe deputetit të VV-së Rexhep Selimi duke ia kujtuar atij se ai ishte në luftë së bashku me familjarët e saj.

“Ju  e dini mirë zotëri Selimi që keni qenë bashkë me familjaret e mi në lufte. Dhe turpërohem si i bashkohesh atyre që po i shkatërrojnë institucionet dhe po drejtojnë akuza të rënda në drejtim të UÇK-së”, deklaroi ajo.

Tutje ajo tha se një pjesë e  madhe e Vetëvendosjes kurrë s’mund të jenë mbrojtës të UÇK-së.