Disa nga arsyet se përse qeverisja që po udhëhiqet nga LDK duhet të vazhdojë

08.05.2017 18:51:27

Nga Artan Tërmkolli

Përderisa opozita dhe një pjesë e pozitës deklarohen se kjo qeveri duhet të rrëzohet,ka të atillë që mendojnë që vërtet kjo qeveri duhet të qëndrojë deri në fund.

Pikërishtë në këtë mandat qeverisës kanë ndodhur efektet e para pozitive në shumë sfera, e në veçanti në fushën e ekonomisë. Rritja reale e ekonomisë 4% për vitin 2016, ulja e papunësisë, politikat fiskale, efikasiteti në të hyrat shtetërore (Dogana dhe ATK),kategorizimi i pensioneve, rritja e pagave dhe pensioneve (propozimligji për shëndetësi (nga korriku i këtij viti), përmirësimi në fushën e drejtësisë, çrrënjosja e sëmundjes kronike në Kosovë – Tenderomanisë ,e instaluar që nga viti 2008, si dhe suksese të tjera të ndodhura brenda kësaj periudhe.

Gjithashtu sfiduese, por e arritshme do të jetë edhe Liberalizimi i Vizave dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës brenda një viti. Pra,duke analizuar në thelb dhe me kujdes punën e kësaj qeverie, padyshim më të mirën në Kosovën e pas luftës, tendencat e të tjerëve për ta rrëzuar, reflekton vetëm frikë nga humbja e besimit nga qytetarët e vendit të disa partive politike dhe një pjesë e spektrit politik frikësohen nga rendi e ligji vendor dhe ndërkombëtar.