Dita e 15-të e protestave në Beograd: Vuçiqi është hajdut

17.04.2017 19:57:24
Disa qindra njerëz u mblodhën në ditën e 15-të të protestave para Kuvendit të Serbisë.

Protestuesit kanë vazhduar me kërkesa të njëjta, duke kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Kjo ka bërë që numri i policëve të shtohet dukshëm, por protesta ka përfunduar e qetë.

“Burg për Vuçiqin”, “Qeveri terrori”, “Nuk jemi minj”, “Vuçiqi hajdut”, ishin disa nga parullat e protestuesve.

Këto protesta janë thirrur në facebook dhe ende nuk dihen organizatorët.