Dita e gjashtë: Të rejat e fundit nga kërkimet për policët e zhdukur

03.05.2018 13:30:19

Sot është dita e gjashtë e zhdukjes, pa asnjë gjurmë deri më tani, së dy policëve, Malsor Dashi dhe Armend Trena vetura e të cilëve u gjet të shtunën në lumin Lepenc.
Edhe sot në ora 9:00 të mëngjesit njësia për kërkim-shpëtim e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ekipet e tjera vullnetare kanë filluar kërkimet për policët e zhdukur nga aksidenti i së shtunës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për lajmi.net, se ende nuk ka ndonjë rezultat nga kërkimet që po vazhdojnë.

“Kërkimet edhe sot kanë filluar prej orës 9:00 dhe janë duke vazhduar më të gjitha njësitë. Fatkeqësisht deri tani nuk ka asgjë konkrete. Po vazhdojnë hetimet”, ka thënë ai.

Gashi ka konfirmuar edhe pranin e zhytësit me përvojë, Ismail Kasum, te lumi Lepenc për të ndihmuar në kërkimet për dy policët e zhdukur.

“Po, sot edhe z.Kasumi ju ka bashkangjitur kërkimeve”, ka thënë ai.

Kujtojmë, se dy policët u zhdukën gjatë të shtunën mbrëma në një aksident, ku dyshohet se kanë rënë në lumin Lepenc.