Ditë të hapura për bujqit nga Strumica

15.11.2016 18:29:39

Në rajonin e Strumicës sot filloi cikli i ri i ditëve të hapura me bujqit, në kuadër të së cilave përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, do të jenë të pranishëm në terren dhe të hapur për konsultime me qytetarët për gjithçka që ju intereson atyre.

Ditët e hapura janë aktivitet shtesë për vëmendjen e institucioneve për bujqit e Maqedonisë. Siç informoi zv.ministri i bujqësisë, Vanço Kostadinovski, në 10 vitet e kaluar për bujqit e rajonit të Strumicës janë paguar rreth 40 milionë euro nga buxheti i Maqedonisë, për projekte të infrastrukturës dhe përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve.

Në takimet që u mbajtën sot u njoftua se janë planifikuar edhe shumë masa dhe projekte, të cilat janë pjesë e programit për zhvillimin rural në Maqedoni.