Dite vere ne Ulqin / poezi nga Xhevdet Ademaj

09.08.2020 11:49:41
E dua Ulqinin e dua detin
E dua Ulqinin si diçka te vetin
Aty e kam profesorin tim Dr Simë Dobrecin
Aty i kam shoket e studimeve
vellezerit Selatinin dhe Dr Ahmetin!
E kam mikeshen profesoreshe Nepen,
shokun Atif Hasanagen dhe Shaban Peren!
Ja dua Kalanë e vjeter
dhe krenare Kullen e Balshajve
dhe historine Shqiptare!
Sa me pelqen veren ta kaloj ne Ulqin
Kete mund ta kuptoje vetem ai
qe kete deshire e ka dhe kete gje e din..!