Ditmit Bushati firmos Vettingun në Shkodër: Kusht për çeljen e negociatave

04.03.2017 22:27:01

Ministri i Jashtëm, Ditmit Bushati firmosi në Shkodër peticionin dhe iu bashkua nismës së shoqërisë civile për mbledhjen e firmave pro vettingut ndërsa deklaroi se ky i fundit është një kusht për çeljen e negociatave me BE-në.

Bushati tha se një ditë më parë në Tiranë, Mogherini e bëri të qartë këtë kusht.

“Vendosa të firmos peticionin për vetting sepse është një pikë kthese jo vetëm për reformimin e drejtësisë dhe hapat për në BE por është një mundësi për pastrimin e jetës publike në Shqipëri”, tha ai.

“Shumë bëjnë pyetjen pse firmosin ministra e deputet. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e tha dje që vetting është kusht i qenësishëm për reformën dhe për ndërtimin e një shoqërie demokratike si dhe është kushti themelor për çeljen e negociatave për anëtarësim”, tha ministri Bushati.