Diverzionet politike?!

Nga Skënder MULLIQI

1. Mendoj po ndoshta edhe mund të gaboj së në Kosovë ka organizata të cilat po punojnë në dështimin e shtetit të ri.Këto organizata duket së janë formuar nga anetarët e vjetër e të ri të partive komuniste etj .Ne qdo hap dhe sipas rrjedhave të deritashme politike dhe rrjedhave ekonomike duket së në jetën tonë ka hy pa përgjegjësia, paranoizmi, ndërskamcat , diverzionet e ndryshme , saboterët , hajnit , krejt kur të sublimohen ne çdo rast i ngjajnë luftës speciale kunder Kosovës .Kjo kërkon një analizë të mirë dhe serioze , së punët janë duke na shkuar gjithnjë e më keq .Është krijuar një rrjetë I fortë I cili po instalon një llojë lufte speciale , po instalon një luftë psikologjike mbytese për shtetin dhe kombin.Këto diverzione politike por edhe të natyrave tjera janë duke na shkaktuar dëme që vështirë mund të riparohen. Është futur në funksion edhe një luftë psikologjike në sistemin e informacionit .Të gjitha këto opstrukcione po I lexojmë dhe I ndeshim në Fb, Twiter , Istagram dhe në rrjete të tjera sociale ,të cilat po instalojnë një luftë specile psikologjike të informacionit anti Kosovë.Nuk është qudi së pasluftës në vendin tonë kan vepruar dhe po veprojnë shumë sherbime sekrete të shteteve të ndryshme , të cilat edhe kan misione të posaqme jo fortë dashamirëse karshi të ardhmes së Kosovës.Sigurisht së një rol të madh në destabilizmin e Kosovës janë duke e luajtuar shërbimet sekrete serbe dhe ruse .Kosovën sipas të gjitha gjasave shumë po e kontrollon edhe nëntoka . Si të kuptohet ndryshe kur punët jo që nuk po përmirësohen , por ato gjithnjë e më shumë po ngaterrohen si në planin politike dhe ate të pergjithshem .Dikush më qëllim ose pa qellim është duke i aplauduar gjithë këtyre ndodhive të pamira edhe nga radhet e pseudoanalisteve.Gjithnjë e më shumë po kompremetohet Kosova në sytë e botës demokratike që nuk ka gje me keq .Si ti kuptojmë veprimet e presidentit Hashim Thaçit, I cili po thuaj në tërsi i ka marre kompetencat të dialgojë më Serbinë . Bisedimet më Serbinë armike nuk është lehtë të zhvillohen , dhe nuk zhvillohen me duar në xhepa, pa përgatitje paraprake , pa përgatitje ekipore dhe pa lejen e kuvendit si institucioni më i lartë I shtetit?! Kjo është pa përgjegjësi totale , së bisedmet të cilat po hyn në fazën finale nuk janë lojëra fëmijësh, dhe nuk ka të drejtë askush të bëjë pazare në dëm të vendit .Nese presidenti Thaçi e ka frikën nga Specialja , nuk ka asnjë të drejtë të futët në pazare politike aq të dëmshme për shqiptarët më serbin Vuqiq.Coptimit të ri të trojeve etnike u ka ardhur fundi, dhe qdo nismë në këtë drejtim don të thotë konflikt te ri më Serbinë .Nuk guxojmë të biem pre e qarqeve të ndryshme antishqiptare të cilat nuk janë të pakëta . Serbia e zgjeroi territorin shumë herë deri më sot duke grabitur tokat shqiptare, duke bërë spatrime etnike .Nese presidenti Hashim Thaçi ka presion nga ndërkombëtarët duhet të dalë para opinionit dhe ta tregoi haptazi së për qfarë në fakt bëhët fjalë, e jo te veproj ne këtë menyrë …Por deklarata e kancelares gjermane, Angela Merkel per mos ndryshim të kufijve(ndarje të Kosoves) duket se do të ndryshon gjitheqka rreth kësaj teme shumë të ndieshme dhe të dëshme për Kosovën …

2 .Është shumë e turpshme dhe është shumë e pafalshme gjithë këto rrena që ju bën elektoratit në zgjedhjet e deritashme nga partitë shtetformuese .Akterët politike po tallën më votuesit më “barkë të thatë”.Kjo klasë politike janë duke shigjetuar mirë në caqet e tyre , në realimin e interesave të tyre .Të tjerët që janë shumicë po mundohen të mbjetojnë si po munden dhe gjithnjë më motivacionin që të kërkojnë shpëtim diku jashtë Kosovës. Nuk duhet njeriu të jetë shumë I menqur për të terhequr vijën ndarëse të gjithë atyre viteve që shumica janë të humbura për njeriun tonë.Jo që nuk u punua , por morem shumë goditje në kokë e kudo tjeter duke menduar së gjerat do të shkojnë shumë më ndryshe . Duket së gjitha këto marifete jo te mira edhe i kemi merituar .Heshtja e popullit dhe dhënja e votes njerëzve të cilët me shume punuan per vete nuk justifikohet .Kjo klasë politike ka bërë që për qdo ditë njerëzit ta braktisin Kosovën .Po e braktisin Kosovën për shkak te pasurimit të paligjshem , pa punësisë të shkallës enorme , përvetësimit të të mirave shoqërore dhe shumë padrejtësive të tjera…