Djali dhe babai e rrahin drejtorin e shkollës

10.09.2016 14:28:17

Dje rreth orës 14 në fshatinë Negotinë të Gostivarit është rrahur drejtori i shkollës ”Gallata” nga një nxënës i kësaj shkolle dhe prindi i tij.

Prindi 42 vjeçar B.D dhe djali i tij 17 vjeçar e kanë sulmuar fizikisht drejtorin e shkollës K.R (43 vjeç) nga fshati Toplicë.

Drejtori është lënduar në kokë kurse policia pas paraqitjes ka marrë në pyetje dhunuesit ndërsa brenda disa ditëve do të del edhe me vendim rreth këtij rasti.